Mjekët e rinj 5 vite punë në Shqipëri, Rakacolli në Report Tv: S’ka kthim pas për projektligjin e studentëve, i menduar mirë!

20 Korrik 2023, 15:48| Përditesimi: 20 Korrik 2023, 15:55

  • Share

 

Edhe pas kundërshtive të studentëve, ekspertëve dhe opozitës, qeveria nuk tërhiqet nga drafti që detyron studentët e mjekësisë të punojnë 5 vite në Shqipëri që të marrin diplomë. Në një intervistë për gazetaren e Report Tv, Besmira Pelushi, Zv. Ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli në një intervistë për Report Tv, tha se ky është një projektligj i konsultuar dhe i hartuar mirë. Edhe pse studentët paralajmërojnë bojkot të vitit akademik, Rakacolli tha se nuk beson se do të arrihet në këtë situatë.

“Se kuptoj si janë të pakënaqur në këtë vend. Ata kanë zgjedhur një profesion që s’është profesion, është mision. (...)  

Ne mendojmë që kemi bërë një projektligj të mirëmenduar duke peshuar të gjitha anët duke vënë në vëmendje të mirën e madhe i bërë me përgjegjësi edhe studentët janë të konsultuar."- tha Rakacolli në Report Tv. 

 

 


Lajmi kryesor:

5 vite punë në Shqipëri, studentët protestë para Kuvendit kundër ligjit: Do ta dërgojmë në Kushtetuese! Zv. ministrja: Ligji i konsultuar gjerësisht, s’ka kthim pas


G.MO//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?