Mjekët: Në Shqipëri pak
informacion dhe pak specialistë

24 Tetor 2013, 06:51| Përditesimi:

  • Share
Mjekët shqiptarë kanë qenë nxjerrë në dritë fakte tronditëse mbi situatën reale në të cilën vërtiten pacientët që preken nga një lloj kanceri në vendin tonë. Alban Ylli, specialist i ISHP-së ka deklaruar se mungesat në vendin tonë për specialistë dhe aparatura në këtë drejtim janë nga më absurdet. “Nuk kemi mjekë radiologë, nuk kemi mjekë anatamo-patolog, kemi pak aparatura mamografie, por edhe që janë nuk përdoren, vetëm 2-3 vizita në ditë mund të bëhen”, - ka deklaruar mjeku Ylli.

E njëjta situatë është pranuar edhe nga shefi i Onkologjikut në vendin tonë, Agim Sallaku, në vendin tonë janë vetëm 15 ekspertë mamografie dhe vetëm 22 aparatura mamografie, kur për të bërë depistimin e të gjithë popullatës do të duheshin minimumi 27 aparatura mamografie. “Bërja e ekzaminimit të mamografisë do t’u shpëtonte jetën 35% të grave që preken nga tumor. Në vendin tonë kemi aktualisht 22 mamografi, nga të cilat 8 i përkasin sistemit shëndetësor publik dhe 13 në privat, ndërkohë që kemi vetëm 15 mjekë specialistë që dinë të lexojnë ekzaminimet e maografisë, pra një numër shumë i vogël”, - ka deklaruar Sallaku.
Apel për ta kapur sëmundjen në një fazë të hershme kanë bërë edhe dy mjekët tanë të njohur, Orion Gliozheni dhe Adelina Mazreku  të cilët pohojnë se shumë femra vuajnë nga mungesa e informacionit  në Shqipëri.

“Ka akoma gra të cilat ose nuk mund të besojnë që mund të jenë pre e kancerit, gjë që për fat të keq është, ne jemi pre e kancerit, dhe mbi të gjitha nganjëhere kanë mosbesim në mundësinë e shërimit të kancerit. Zbulimi i tij në fazën foshnjore na bën ne të fuqishëm ndaj tij. Ndërsa zbulimi i tij në fazën kur ai ka pushtet në trupin tonë ai mund të na kushtojë jetën”, ka deklaruar mjeku i njohur Gliozheni, duke u bërë apel vajzave dhe grave që të bëjnë një ekzaminimin ose një vetëkontroll të gjirit.

“Nuk është vetëm shtresa e popullatës që preket nga kjo sëmundje, sidomos pas moshës 50 vjeç, ne tashmë gjejmë shpesh gra në moshë të re të prekura nga kjo sëmundje, të cilat krejt rastësisht e zbulojnë, ose e zbulojnë në stade të avancuara kur është shumë agresive dhe vdekshmëria është shumë më e madhe. Këshillat dhe orientimi që ne u japim është që përveç vetëkontrollit, të bëjnë ndonjë konsultë një herë në vit, nuk ju kushton asgjë dhe ju shpëton jetën”. Kanceri I gjirit është një nga kanceret më të shpeshta të shfaqura tek femrat, sidomos tek ato mbi moshën 35 vjec. Çdo vit mbi 185 mijë gra në Europë, preken nga kanceri i gjirit dhe rreth 44 mijë vdesin për shkak të kësaj sëmundje. Në shqipëri prej kancerit të gjirit preken rreth 350-400 gra çdo vit”, - thotë një tjetër emër i njëohur i mjekësisë shqiptare, Adelina Mazreku.

Shkrimi u publikua sot (24.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?