Mjekët kinez modelojnë fytyrën e një vajze

31 Tetor 2013, 14:30| Përditesimi:

  • Share
17 vjeçarja nga Kina tashmë ka një fytyrë të re të krijuar nga gjoksi i saj. Në moshën 5-vjeçare ajo pësoj një djegie të tmerrshme në fytyrë duke e shpërfytyruar. Një ekip i mjekëve kinezë i kanë dhënë kësaj vajze një fytyrë të re pas rritjes së gjoksit të saj.

Xu Jianmei , 17 vjeç, iu nënshtrua një operacioni të vështirë. Pasi u zgjua, ajo kishte një mjekër, qepalla dhe një vesh.djegja e fytyres

Por ajo tha se gjëja më e mirë është se ajo tani mund të buzëqeshesh për herë të parë pas 12 vjetësh.

Ky operacion i rrallë është kryer nga ekipi i mjekëve kinezë duke përdorur inde nga gjoksi i saj.

Ekipi i transplantit implantoj një enë gjaku nga këmbën në gjoksin e saj duke përdorur më pas një tullumbace të mbushur me ujë për të zgjeruar lëkurën e saj dhe për të modeluar fytyrën e saj.

Kirurgu i saj, Jiang Chenhong, tregoj për operacionin e vajzës se "së pari, ne morëm një copë mishi nga kofsha e saj dhe e ngulëm atë në gjoksin e saj”.

"Pastaj ne futëm një lëkurë nën pjesën e lëkurës ku copa e mishit ishte mbjellë, në mënyrë që kjo pjesë mund të zgjerohet dhe të prodhohet lëkurë të mjaftueshme për fytyrën e saj të re", shtoi ai .

Ekipi kinez thuhet se ka kryer disa operacione të ngjashme në këtë lloj transplanti muajt e fundit, duke përfshirë dhe krijimin e një hundë të re. Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?