Mjegulla 'mbulon' qarkun e Beratit, vështirësi qarkullimi në qytet dhe akset nacionale (VIDEO)

18 Janar 2022, 09:07| Përditesimi: 18 Janar 2022, 09:16

  • Share

BERAT- Që prej orëve të para të mëngjesit, qyteti i Beratit është mbuluar nga mjegulla e dendur.

Mjegulla është shfaqur prej disa orësh dhe vazhdon të jetë prezentë në të gjithë qytetin. Kjo situatë ka krijuar vështirësi për lëvizjen e automjeteve brenda në qytet. Situata është e njëjtë në të gjithë qarkun,pasi mjegulla ka mbuluar edhe qytetet Kuçovë,Dimal,Skrapar e Poliçan.

Siç edhe shihet nga pamjet filmike, i gjithë aksi nacional Berat-Dimal dhe Dimal-Kuçovë është pushtuar nga mjegulla, duke krijuar probleme në qarkullimin e automjeteve dhe mjeteve të transportit interurban, pasi shikimi është i kufizuar.

Mjetet janë duke qarkulluar me shpejtësi të ulët dhe duke mbajtur largësi nga njëra-tjetra,për të shmangur ndonjë aksident të mundshëm

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?