​​​​​​​Mjegulla e dendur ‘pushton’ aksin Korçë-Pogradec, vështirësi në qarkullim (VIDEO)

1 Janar 2023, 16:04| Përditesimi: 1 Janar 2023, 16:09

  • Share

KORÇË- Dita e parë për vitin 2023 në Korçë nuk ka lënë surpriza. Rrugët në aksin Korçë- Pogradec janë pushtuar nga mjegulla e dendur duke krijuar vështirësi në qarkullim.

Ashtu siç duket nga pamjet e siguruara nga Report Tv, mjegulla ka mbuluar plotësisht rrugët duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve.

Zona të ndryshme të juglindjes përgjatë një jave kanë patur prezencë të shtuar te mjegullës. Qarkullimi i mjeteve në këtë aks, është kryer me lëvizje te ngadalta, teksa dhe numri i mjeteve që qarkullojnë ka qenë i lartë për shkak të personave që kane kaluar festat e fundvitit në Korçë.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?