Mjegulla e dendur ‘pushton’ rrugët në Korçë e Pogradec, vështirësi në qarkullim (VIDEO)

28 Dhjetor 2022, 20:44| Përditesimi: 28 Dhjetor 2022, 22:45

  • Share

KORÇË- Korça është përfshirë nga mjegulla e dendur pasditen e kësaj të mërkure.

Mjegulla ka krijuar vështirësi në lëvizje sidomos në akset nacionale, Korçë-Pogradec dhe Korçë-Devoll ku për shkak të saj shoferët janë detyruar të ulin shpejtësinë.

Mjegulla ka qenë prezente që në orët e para të mëngjesit të sotëm, por pasdite ka rënë më shumë duke krijuar edhe problematikat e para në qarkullim.

Fushëpamja për drejtuesit e mjeteve nuk është shumë e qartë dhe policia iu bën thirrje për të treguar sa më shumë kujdes, të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të ulin shpejtësinë.

E ndërsa mjegulla ka pushtuar gjithë qarkun juglindor, temperaturat kanë zbritur deri në 4 gradë celcius.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?