Mjegulla e dendur 'pushton' Rrugën e Kombit, vështirësi në qarkullimin e mjeteve! 'Rrugorja' apel shoferëve: Bëni kujdes

29 Dhjetor 2021, 15:24| Përditesimi: 29 Dhjetor 2021, 15:41

  • Share

Rruga e Kombit është përfshirë nga mjegulla duke kufizuar ndjeshëm fushëpamjen e drejtuesve të mjeteve. Nga Fushë Dukagjini e deri në Tunelin e Kalimashit mjegulla është shumë e dendur.

Drejtuesve të mjeteve u është dashur të kufizojnë shpejtësinë e të bëjnë më shumë kujdes gjatë udhëtimit.

Policia Rrugore e autostradës këshillon përdoruesit e rrugës për të treguar kujdes në lëvizje dhe të shmangin shpejtësinë mbi normat e lejuara në kushtet e pamjes së kufizuar.

Deri tani nuk është raportuar për ndonjë aksident.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?