Mjalti shëron dhe
pastron lëkurën

7 Tetor 2013, 11:55| Përditesimi:

  • Share
Mjalti përveçse është një produkt ushqimor me mjaft vlera kurative ai mund t`i shërbej edhe lëkurës suaj. Ai njihet edhe si një preparat mjaft i mirë për heqjen e grimit por disa përfitime që ka lëkura jonë nga mjalti do ti paraqesim më poshtë:

Mbrojtja

Roli mbrojtës i mjaltit është shumë i madh. Mjalti është një antioksidant natyral që përmban elemente mbrojtës kundër baktereve dhe lufton infeksionet e lëkurës.

Hidratimi

Roli hidratues i mjaltit është mjaft i njohur dhe kjo për arsye të dëshmuara. Nëse përdoret rregullisht ai mund të zbusë edhe lëkurën më të thatë. Mund të përdoret edhe për flokët në qoftë se dëshirojmë t`i kemi ato të buta.

Anti- plakja

Një nga rolet më të rëndësishme të tij ka të bëjë me mbrojtjen e elesticitetit të lëkurës, që do të thotë që e parandalon plakjen dhe e bën lëkurën të duket më rinore.

Anti akne
 
Mjalti mban larg agjentët e jashtëm përgjegjës për aknet si dhe ka një efekt të mirë kundër puçrrave.


Efekti shërues

Një tjetër përfitim i mjaltit ka të bëjë me parandalimin e infeksioneve dhe shërimit të tyre për shkak të elementëve përbërëse shëruese që ka. Infeksionet e ndryshme që mund të shfaqen në lëkurë ai i shëron. Mjalti bën një pastrim natyral të lëkurës.

Por, mjalti mund t`i shërbejë edhe shëndetit tonë në rrugët e frymëmarrjes, infeksionet e gojës apo të infeksioneve të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes. Kështu, duke konsumuar një lugë mjaft në mëngjes ai i bën mirë fytit tuaj duke e shëruar atë edhe nga infeksionet stinore. Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?