‘Mizantropi’ i Molierit nga studentët e regjisë tek ‘Artet’! ‘Artizanati sot’ në Muzeun Etnografik të Elbasanit! Nga nesër teatrot me shfaqje

10 Prill, 11:16| Përditesimi: 10 Prill, 13:18

  • Share

Në Muzeun Etnografik në Elbasan qëndron e hapur deri në 25 prill ekspozita “Artinazati sot”, ku disa artizane të zonës ekspozojnë punët e tyre.

Studentët e regjisë mbajnë sot në orën 19.00 në sallën “Black Box” të Universitetit të Arteve shfaqjen “Mizantropi”. Komedia e Molierit vihet në skenë nga Kostaq Kreci, Livion Aliaj dhe Alvis Hysaj.

Pret vizitorët deri në 10 maj në Qendrën për Hapje e Dialog në Kryeministri ekspozita personale e artistit Nazmi Hoxha “Dreams within a dream”.

Qëndron e hapur deri në 13 prill në galerinë “FAB” në Tiranë ekspozita e artistit Ilir Kaso “Ky nuk është një suvenir”.

Pret vizitorët deri në 5 maj në galerinë “Zeta” në Tiranë ekspozita “Petale të panumërta” si bashkëpunim i 6 artistëve shqiptarë e 5 artistëve të huaj.

Ekspozita "Felice Beato dhe Adolfo Farsari - Dy italianë në Lindjen e Largët" vijon e hapur deri në 27 prill në Muzeun "Marubi" në Shkodër.

Drama "Para Perëndimit" e nobelistit Gerhart Hauptman, me regji të Andia Xhungas e Indrit Çovanit, rikthehet nesër në orën 19.00 në teatrin "Metropol" në Tiranë me një kast të përzgjedhur aktorësh.

Ada Gurra vendos nga nesër në skenën e Operas, veprën “La Boheme” të Puçinit, me solistët, korin e të rriturve dhe fëmijëve si dhe Orkestrën Simfonike të Teatrit.

Shfaqja "Biznesmeni" me dramaturg Viktor Zhustin e regji të Gëzim Kames rikthehet nesër në orën 19.00 në Teatrin Kombëtar me një kast të përzgjedhur aktorësh.

Andi Begolli vendos nesër në orën 20.00 në skenën e Teatrit Eksperimental shfaqjen “Dashuritë e Presidentit” të Miro Gavran, me pjesëmarrjen e aktores Luiza Xhuvani.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?