Mitsotakis mbledhje me eurodeputetët fitues, Fredi Beleri del 'live' nga burgu i Fierit

11 Qershor, 10:33| Përditesimi: 11 Qershor, 10:54

  • Share

Ditën e sotme kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka takuar në zyrën e tij eurodeputetët që do përfaqësojnë Demokracinë e Re në Parlamentin Europian.

Pesë prej tyre ishin të pranishëm, ndërsa dy të tjerë midis tyre edhe Fredi Beleri, i cili është në burgun e Fierit, kanë marrë pjesë me telekonferencë.

Në takim morën pjesë edhe ministri i Shtetit Akis Skertos,  zv.ministrja e Punëve të Jashtme Alexandra Papadopoulou dhe sekretari i Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Bashkimit Evropian Tasos Hatzivasiliou. 

Fredi Beleri, i dënuar nga GJKKO për blerje votash në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023, është zgjedhur nga grekët si anëtar i Parlamentit Europian. Beleri u rendit i katërti mes të votuarve si kandidat në zgjedhjet helene dhe bëhet një prej 21 eurodeputetëve grekë në PE dhe një prej 7 të zgjedhurve nga sigla e Demokracia e Re të Mitsotakis.

Vetë Beleri e ka konsideruar një triumf të demokracisë, ndërsa në Himarë ka nisur festa mes mbështetësve të tij.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ago Agai: 11/06/2024 15:46

    O qeveriu a lejohet kjo ne burgjet tona?! Si ka mundesi qe i lejoni ketij monstres keto privilegje mbiligjore?!!!!!!!

    Përgjigju
  • Afroviti Picimiki: 11/06/2024 14:53

    Te buzeqeshi fati mor Fredo: 10 mije euro rroge ne muaj, sekretare, asistente etj etj. Po atje ne burg si ja ben per sekretare?

    Përgjigju
  • Hahahaha: 11/06/2024 12:22

    I gjithe llumi i greqis ne parlemtin europian

    Përgjigju
  • Tahipi: 11/06/2024 11:14

    Kto jan greke euro deputa

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?