Mitsotakis: Turqia dhe Greqia mund të ndërmarrin hapa pozitivë në marrëdhënien dypalëshe

11 Korrik 2023, 15:11| Përditesimi: 11 Korrik 2023, 18:02

  • Share

1689080963_mistsokasis.jpg

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis deklaroi se është i kënaqur me vendimin e Turqisë në lidhje me anëtarësimin e Suedisë në NATO, duke u shprehur se edhe takimi i tij nesër me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan mund të jetë një fillim drejt ndërmarrjes së hapave të rëndësishëm në marrëdhëniet dypalëshe me Ankaranë.

“E mirëpres vendimin e Turqisë dhe presidentit turk Erdogan për pranimin e Suedisë në NATO. Shpresoj që së shpejti Suedia të jetë anëtari i 32-të. Kjo na bën të gjithëve më të sigurt dhe më të fortë. Mezi pres që procesi të përfundojë”, tha Mitsotakis në hyrje të Samitit të NATO-s, i cili po mbahet në kryeqytetin e Lituanisë, Vilnius.

Duke kujtuar se nesër do të zhvillojë takim dypalësh me presidentin Erdogan në Samitin e NATO-s, Mitsotakis tha:

“Do të jetë takimi ynë i parë pas zgjedhjeve në të dyja vendet. Besoj se ne mund të bëjmë hapin e parë drejt rifillimit të marrëdhënieve Turqi-Greqi, me mbështetje të fortë publike”.

Ai tha se megjithëse ka mosmarrëveshje të rëndësishme mes Turqisë dhe Greqisë, problemet mund të zgjidhen në bazë të marrëdhënieve së dy palëve në kuadër të së drejtës ndërkombëtare.

Kryeministri grek theksoi se ka qenë pozitiv në marrëdhëniet dypalëshe në muajt e fundit.


Lajmi kryesor:

Samiti i NATO-s në Lituani, shtyn anëtarësimin e Ukrainës: Kur të plotësohen kushtet! Zelensky: E paprecedent që nuk vendoset afat kohor për ftesën


S.S/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?