Ceremonia e marrjes së detyrës nga ministrat e rinj grek

Mitsotakis riformaton qeverinë greke, ja cilat ministri ndryshuan drejtues

14 Qershor, 20:19| Përditesimi: 14 Qershor, 20:21

  • Share

GREQI - Kryeministri Kyriakos Mitsitaks ka riformatuar qeverinë e Greqisë këtë të premte, të paktën një pjesë të madhe të saj, ndërsa nesër do të mbahet mbledhja e saj e parë, pas këtyre ndryshimeve. 

E para që dorëzoi stafetën ishte Niki Kerameos, tashmë ish ministre e Brendshme. Në vend të saj, në krye të digasterit të rëndësishëm do të jetë Thodoris Livanos.

Kerameos falënderoi kryeministrin grek për besimin tek ajo “në pozicionet kyçe të përgjegjësisë dhe për mbështetjen e tij për reformat e zbatuara në Ministrinë e Punëve të Brendshme në muajt e fundit përmes pesë projektligjeve”.

Ndërsa ministri i ri i Brendshëm theksoi se “do të punojmë fort dhe do të gjykohemi nga rezultatet tona” me synimin për një “vetëqeverisje më të mirë dhe më të fortë” në shërbim të qytetarëve.

Në ministrinë e Zhvillimit, në vend të Kostas Skrekas, do të jetë drejtues Takis Theodorikakos.

Në ministrinë e Politikave të Emigracionit, zëvendësues i Dimitris Kairidis do yë jetë Nikos Panagiotopulos, ndërsa në ministrinë e Zhvillimit Rural në vend të Lefteris Avgenakis, do të vijë në krye Kostas Tsiaras.

 

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?