Kyriakos Mitsotakis

Mitsotakis propozim KE-së: Të krijohet certifikata standarde e vaksinimit për të lëvizur lirisht në BE

12 Janar 2021, 15:09| Përditesimi: 12 Janar 2021, 15:15

  • Share

GREQI- Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis përmes një letre të drejtuar Kryetares së Këshillit Evropian, Ursula von der Leyen i ka propozuar BE-së krijimin e një certifikate standarde të vaksinimit, si mjet provues.

Qëllimi i tij në vetvete do të jetë përmbajtja e çdo informacioni për secilin qytetarë, në lidhje me koronavirus dhe vaksinimin ndaj tij, në mënyrë që ata të cilet e kanë kryer të levizin lirisht në BE.

Ai gjithashtu mendon se kjo do të bëhet një shtysë për qytetarët të kryejnë vaksinën anti-COVID.

“Ekziston një nevojë urgjente për një nivel të lartë mobilizimi në nivelin e BE për t'i çuar gjërat përpara dhe për rivendosjen e aktivitetit ekonomik, I cili ka pësuar një goditje gjatë pandemisë”, shkruan Mitsotakis.

Këshilli Evropian, më datë 21 janar do të zhvillohet një telekonferencë ku do të jetë i pranishëm edhe Mitsotakis, ku do të diskutohet mbi mundësinë e krijimit të kësaj certifikate.

Më herët ministri dixhital Kyriakos Pierrakakis, është shprehur se në Greqi do të zhvillohet një certifikatë vaksinimi për qytetarët, si mjet prove

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?