Skulpturat e të Parthenonit në muzeun Britanik

Mitsotakis drejtuar Britanisë: Skulpturat e Partenonit të kthehen në Athinë

25 Janar, 14:59| Përditesimi: 25 Janar, 15:05

  • Share

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, përsëriti sot thirrjet për kthimin e skulpturave të Partenonit, 2500-vjeçare, në Athinë nga muzeu në Britani.

Në deklaratën e tij të parë publike për këtë çështje që nga nëntori, Mitsotakis tha se qeveria e tij ka qenë në bisedime me Kryetarin e Muzeut Britanik për një marrëveshje për t'i rikthyer ato në Muzeun e Akropolit në kryeqytetin grek.

"Më lejoni të jem i qartë, ne do të insistojmë në ribashkimin e tyre për shumë arsye. Por njëra, në mendjen time, është më e rëndësishmja: vetëm duke u parë së bashku, nën hijen e Akropolit, mund të vlerësojmë vërtet pafundësinë e tyre, rëndësinë kulturore”, tha Mitsotakis.

Athina i ka bërë thirrje vazhdimisht Muzeut Britanik që të kthejë përgjithmonë skulpturat 2500-vjeçare, të njohura në Britani si Mermeret Elgin, që diplomati britanik Lord Elgin i hoqi nga tempulli i Partenonit në 1806, gjatë një periudhe kur Greqia ishte nën sundimin osman, raporton Reuters.

Në nëntor, gjatë një interviste me BBC në Londër, Mitsotakis e krahasoi ndarjen e skulpturave me prerjen në gjysmë të Mona Lizës, një karakterizim i hedhur poshtë nga qeveria britanike.

Kryeministri britanik Rishi Sunak më vonë anuloi një takim të planifikuar me Mitsotakis duke e akuzuar atë për thyerjen e një premtimi për të mos përdorur udhëtimin e tij si një mundësi për të mbrojtur kthimin e skulpturave.

Greqia ka thënë se do të ishte e gatshme t'i huazonte asetet e Muzeut Britanik në këmbim të mundësisë për të ekspozuar përkohësisht skulpturat në Athinë. Muzeu Britanik ka thënë se do të konsideronte huazimin e skulpturave në Greqi nëse pranonte pronësinë e Muzeut Britanik të skulpturave.

 

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?