Mitsotakis bisedë telefonike me Erdogan, i shpreh gatishmërinë e Greqisë për t'i ardhur në ndihmë pas tërmetit shkatërrimtar

6 Shkurt 2023, 18:44| Përditesimi: 6 Shkurt 2023, 18:48

  • Share

Kryeministri, Kyriakos Mitsotakis, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, pas tërmetit vdekjeprurës në Turqi. Gjatë komunikimit, kryeministri, shprehu pikëllimin e tij për tërmetin shkatërrues në Turqi dhe i përcolli Erdoganit mbështetjen dhe ngushëllimet e qeverisë dhe popullit grek për humbjen e jetëve të mijëra njerëzve.

Sipas informacioneve telefonata është bërë në orën 17:00 dhe ka zgjatur rreth 10 minuta. Erdogan përshkruajti me detaje se çfarë ndodhi me fatkeqësitë e tërmetit dhe u shfaq i tronditur. 

Mitsotakis ritheksoi gatishmërinë e Greqisë për të ndihmuar menjëherë Turqinë në çdo mënyrë dhe përtej ekipit që tashmë është nisur për në rajon në trajtimin e pasojave të tërmetit. Erdogan e falenderoi kryeministrin për mbështetjen dhe ndihmën e menjëhershme.


Lajmi kryesor:

Tërmete të fuqishme trondisin Turqinë! Mbi 3700 viktima e mbi 14000 të plagosur! Mijëra të tjerë nën rrënoja! Erdogan shpall 7 ditë zie! Toka lëviz 3 metra (VIDEO+ FOTO)


B.V/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?