Mitrovicë/ Hidhet granatë në oborrin e shtëpisë së kryesuesit të Bordit të “Trepçës! Dëmtohet banesa dhe dy makina

31 Gusht 2023, 12:47| Përditesimi: 31 Gusht 2023, 12:58

  • Share

MITROVICE - Një granatë dore është hedhur mbrëmjen e 30 gushtit 2023 në oborrin e shtëpisë së kryesuesit të Bordit të ndërmarrjes “Trepça”, Bahri Hyseni.

Lajmi u bë i ditur nga ndërmarrja e "Trepça" përmes një njoftimi për median ndërsa u konfirmua edhe nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Ilmi Prekazi

“Për këtë incident është njoftuar Policia e Kosovës që janë duke u marr me rastin. Nga ky shpërthim ka dëme të konsiderueshme materiale”, thuhet në njoftim.

Policia informon se rreth orës 07:43, të ditës së sotme ka marrë njoftimin për dy automjetet e dëmtuara dhe një pjesë të banesës gjithashtu e dëmtuar "dyshohet nga një mjet shpërthyes. Njësitë kompetente policore kanë dalë në vendngjarje për ekzaminimin e vendit të ngjarjes. Është njoftuar prokurori dhe është iniciuar rasti ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’”, ka theksuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Ilmi Prekazi.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?