Mitrovicë, shpërthen bombola e gazit në një banesë, 15 persona të lënduar

13 Janar, 19:37| Përditesimi: 13 Janar, 23:08

  • Share

KOSOVË- Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një shtëpi në fshatin Kçiq të Mitrovicës ku për pasojë kanë mbetur të plagosur 15persona.

Lajmin e ka konfirmuar policia e Kosovës ku theksohet se dyshohet se shkak për shpërthimin është bërë një bombol gazi.

“Rreth orës 16:30, policia ka pranuar informatë se si pasoj e një shpërthimi në një shtëpi në fshatin Kçiq të Mitrovicës,  13 persona kanë pësuar lëndime, të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës. Bazuar në informatat e para dyshohet se shpërthimi ka ndodhur nga  një bombol gazi”- njofton policia e Kosovës.

Sipas detajeve, 14 prej të lënduarve janë dërguar në trajtim mjekësor në Qendrën Spitalore Universitare të Kosovës. Ndërkohë 4 persona janë futur në sallën e operimit. 

Ora 20:15
Shpërthimi i fuqishëm i bombolës së gazit në Mitrovicë, shkon në 15 numri i të lënduarve, 4 prej tyre në operim

1683437914_bombola.jpg

Detaje të reja janë mësuar nga shpërthimi i bombolës së gazit në një banesë të Mitrovicës në Kosovë. Numri i të lënduarve ka shkuar në 15 persona, prej të cilëve 14 janë dërguar në qendrën Spitalore Universitare të Kosovës.

Ndërkohë sipas informacioneve të bëra me dije nga mediat e Kosovës, 4 prej të lënduarve kanë hyrë në operim.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?