Foto ilustruese

Mitrovica e Veriut i bashkohet Asociacionit të Komunave në veri të Kosovës

30 Qershor 2023, 16:41| Përditesimi: 30 Qershor 2023, 16:42

  • Share

Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Veriut ka votuar pro bashkimit të kësaj komune në Asociacionin e Komunave të Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur asamblistja e Vetëvendosjes, Aida Doli, e cila tha se kjo votë tregon përkushtimin dhe mbështetjen për bashkëpunimin e fortë dhe përforcimin e qeverisjes lokale.

“Bashkëpunimi dhe bashkërendimi i komunave janë thelbësore për të adresuar sfidat dhe për të ndërtuar një shoqëri më të bashkuar dhe më të qëndrueshme për të gjithë”, tha ajo.

Kujtojmë se kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, vjen nga Lëvizja Vetëvendosje.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?