Misteri në Meksikë, qindra zogj gushëverdhë bien në tokën dhe ngordhin, ngjarja pa shpjegim (Video)

14 Shkurt 2022, 13:41| Përditesimi: 14 Shkurt 2022, 13:46

  • Share

MEKSIKË- Një video në të cilën shfaqen qindra zogj gushëverdhë që teksa flurojnë mbi një lagje në Chihuahua të Meksikës, “zhytën” në hapësirë dhe ngordhin, ka ngritur shumë pikëpyetje.

Deri më tani nuk është dhënë asnjë shpjegim zyrtar se çfarë e shkaktoi ngordhjen e dhjetëra zogjve, megjithatë në rrjetet sociale ka disa teori që kanë “fajësuar” ndotjen e ajrit, klimën apo edhe kabllot e rrymës aty pranë.

Sipas NeW York Post , dhjetëra zogj të zinj gushëverdhë u gjetën të vdekur në trotuaret dhe rrugët e Këautemokut mëngjesin e 7 shkurtit nga banorët, të cilët më pas njoftuan autoritetet. Sipas gazetës amerikane, ky zog shtegtar udhëton drejt Meksikës nga Kanadaja e largët për të kaluar dimrin.

 

 

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?