Foto ilustruese

Mister në Gjermani, 13 vjeçarja gjendet e lidhur në një pemë pranë një zone të pyllëzuar

15 Nëntor 2022, 18:13| Përditesimi: 15 Nëntor 2022, 18:28

  • Share

Mëngjesin e ditës së sotme, policia gjermane u njoftua nga një qytetar në periferi të rajonit Ëarendorf për një vajzë të vogël të gjetur të lidhur pranë një zone të pyllëzuar.

Pas mbërritjes së policisë, u konstatua se gjatë rrugës për në zonën e pyllëzuar, ishte një biçikletë e braktisur dhe një çantë shpine, shkruajnë mediat e huaja

Personi i cili gjeti vajzën 13 vjeçare, e transportoi atë në një spital. Ndërkohë policia nuk ka dhënë detaje lidhur me misterin e gjetjes së vajzës së mitur e cila sipas personit që e gjeti, ishte e lidhur me litar rreth një peme. Ajo ka pësuar vetëm lëndime të lehta, tha policia. Megjithatë, ajo nuk mbante mend asgjë. 

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?