Bledar Dedja

Misteri i vrasjes së Bledar Dedjas në Itali, del autopsia: U qëllua 20 herë me thikë! Dyshohet se u vra pasi kreu marrëdhënie seksuale

24 Janar, 17:13| Përditesimi: 24 Janar, 18:44

  • Share

Mediat në Itali kanë publikuar rezultatet e autopsisë së vrasjes së 39-vjeçarit shqiptar Bledar Dedja, më 20 janar, trupi i të cilit u gjet në pyll.

Sipas autopsisë, Dedja ka marrë 20 goditje me thikë, por fatale ishte goditja që i shpoi mushkërinë. Hetuesit italianë dyshojnë se goditja me thikë ka ndodhur pak pasi 39-vjeçari kishte kryer marrëdhënie seksuale dhe po ashtu janë marrë mostra për të zbuluar këtë fakt.

Patologu Alberto Furlanetto, i cili kreu autopsinë, tha se vdekja u shkaktua nga një gjakderdhje e brendshme dhe ishte shkaktuar nga një plagë me thikë në shpinë. Plagët e tjera me thikë e goditën burrin në pjesë të ndryshme të trupit të tij, duke përfshirë duart dhe krahët. 

Goditjet tregojnë se ai ishte i lirë në lëvizjet e tij dhe se nuk po frenohej nga askush, por nuk mund të përjashtohet që të ketë pasur më shumë persona që kanë marrë pjesë në vrasje.

Hetuesit mendojnë se goditja me thikë ka ndodhur në fund të marrëdhënies seksuale, pasi Bledari kishte ulur pantallonat dhe të brendshmet. 

Bashkëshortja e tij u intervistua për shumë orë nga hetuesit. Për momentin, hetuesit po ndjekin pistën për vrasje pasioni në fund të një marrëdhënieje seksuale. 

Megjithatë, nuk mund të përjashtohet që pantallonat e ulura të jenë një shpërfytyrim dhe një shenjë hakmarrjeje për të goditur Bledarin, pasi dyshohet se ka patur marrëdhënie jashtëmartesore me gruan e një bashkatdhetari. Tani për tani janë dy hipotezat e hapura.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?