'Misioni i tij është i veçantë', njihuni me Zigin, qenin e punësuar në një kafe në Australi (VIDEO)

19 Qershor 2022, 13:52| Përditesimi: 19 Qershor 2022, 13:56

  • Share

AUSTRALI- Zigi është një qen me një mision të veçantë. Ai është punësuar nga një restorant në Sidnei, Australi me qëllim që të mbajë larg pulëbardhat dhe kështu të gjithë klientët do kenë mundësi që të shijojnë ushqimin të qetë.

“Nuk kemi pse të vrapojmë pas pulëbardhave që t’i largojë, apo pjatave dhe gotave të thyera. Është e jashtëzakonshme”, tregon menaxheri i kafes.

“E kanë instinkt natyral”, shprehet e zonja e qenit.

Një gjë e tillë është vlerësuar shumë nga klientët.

“Nuk kemi nevojë që të shikojmë ushqimin tonë apo që t’i largojmë pulëbardha vetë dhe mund të shijosh kohën tënde. Është ide e mirë”, tregon një nga klientet.

 

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?