Misioni i Euralius mirëpret Vetingun:
Kontroll gjyqtarëve dhe prokurorëve

31 Gusht 2016, 12:32| Përditesimi:

  • Share
Misioni i Euralius ka përshëndetur miratimin e ligjit të Vetingut nga parlamenti shqiptar ditën e djeshme.
 
Në një deklaratë Euralius thekson se mirëpresim miratimin e ligjit, i cili është shumë i rëndësishëm për zbatimin e ndryshimeve kushtetuese që kaluan në 22 Korrik më 140 vota.
 
"Me zbatimin e ligjit do të bëhet vlerësimi i gjyqtarëve, prokurorëve, anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë, këshilltarë ligjorë në Gjykatën Kushtetuese dhe të Lartë, asistentë ligjorë në gjykatat administrative dhe asistentë ligjore në Prokurorinë e Përgjithshme.
 
Procesi i vlerësimit do të bazohet në kontrollin e pasurisë dhe lidhjet e prokurorëve dhe gjyqtarëve.
 
Ky ligj i hap rrugë rritjes së besimit të qytetarëve te gjyqësori"thuhet në reagimin e Euralius.
 
Ligji për Vetingun u miratua dje në parlament me 88 vota pro nga PS-LSI dhe PDIU, një abstenim që ishte Vangjel Dule, ndërsa opozita u vetëpërjashtua nga procesi duke bojkotuar seancën, pasi ka shprehur kundërshti me ligjin.


Deklarata
Më 31.08.2016 Parlamenti Shqiptar miratoi me anë të një shumice të kualifikuar ligjin për “Vlerësimin e përkohshëm të gjyqtarëve dhe prokurorëve të Republikës së Shqipërisë” në një seancë të jashtëzakonshme Parlamentare.
 
Euralius mirëpret miratimin e këtij legjislacioni shumë të rëndësishëm, në zbatim të ndryshimeve Kushtetuese të miratuara më 22.07.2016.  Me zbatimin e këtij ligji, do të fillojë  një proces vlerësimi për gjyqtarët dhe prokurorët, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, këshilltarët ligjor pranë gjykatës Kushtetuese dhe gjykatës së Lartë si dhe ndihmësit ligjor pranë gjykatave administrative dhe Prokurorisë së Përgjithshme.
 
Procesi i vlerësimit do të bazohet në kontrollin e pasurive (pasuritë dhe burimi i tyre), kontrolli i figurës (lidhja më krimin dhe të inkriminuarit), dhe profesionalizmi i gjyqtarëve dhe prokuroreve (aftësitë profesionale).  Ky ligj hap rrugën drejt rritjes së besimit të qytetarëve në drejtësi. Euralius u përfaqësua nga Drejtuesi i Projektit në seancën parlamentare dedikuar votimit të ligjit për “Vetting”.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?