Mish pule në brumë sufle nga zonja Albana

19 Dhjetor 2022, 10:52| Përditesimi: 19 Dhjetor 2022, 10:53

  • Share

Mish pule në brumë sufle

Përbërësit:

  • 2 gjokse pule
  • 2 kokrra vezë
  • 1 fç vaj ulliri
  • 2 lgj miell
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Fillimisht filetojmë gjokset e pulës, i rrahim mirë dhe i marinojmë me kripë dhe piper. Ndajmë të bardhat e vezëve veç dhe i rrahim në marengë të fortë. Më pas shtojmë të verdhat të rrahura me pak ujë dhe miell. I trazojmë me kujdes në mënyrë që të mos ulet vëllimi i marengës. Me masën e brumit sufle lyejmë mirë nga të gjitha anët filetot e pulës të cilat i vendosim të piqen në furrë ose i kalojmë në tigan me vaj ulliri.  

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?