Mish në salcë kremoze qumështi nga zonja Albana

13 Prill 2023, 12:13| Përditesimi: 13 Prill 2023, 12:14

  • Share

Mish në salcë kremoze qumështi

Përbërësit:

  • 800 gr mish derri
  • 600 ml qumësht
  • 1 qepë
  • Gjalpë i freskët
  • Kripë për shije
  • Rozmarinë për shije
  • Piper rozë
  • Piper jeshil 

Përgatitja:

Lidhim mishin e derrit, më pas shtojmë kripë dhe piper në të gjithë sipërfaqen, ndërkohë shkrijmë pak gjalpë në një tenxhere të madhe. Shtojmë mishin dhe e skuqim nga të gjitha anët.

Pasi mishi të ketë ndryshuar ngjyrë shtojmë qepën e grirë.

E mbulojmë me qumështin, shtojmë rozmarinën dhe e kaurdisim për rreth një orë në zjarr shumë të ulët. Pasi të piqet shtojmë piperin rozë dhe e lemë mishin të ftohet. Përziejmë salcën, presim mishin në feta të holla dhe e shërbejmë.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?