Mish me speca dhe salcë në tavë dheu nga zonja Albana

31 Janar, 12:23| Përditesimi: 31 Janar, 12:24

  • Share

Mish me speca dhe salcë në tavë dheu

Përbërësit:

  • 500 gr mish sipas dëshirës
  • 3 speca të kuq
  • 1 kokërr qepë
  • 2 thelpinj hudhër
  • 200 ml verë e bardhë
  • 150 ml salcë e kuqe
  • 200 gr djathë i butë
  • Vaj ulliri
  • Spec djegës
  • Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Fillimisht kaurdisim mishin e prerë në kubikë me pak vaj ulliri. Shtojmë qepën e prerë në gjysmë hëne, thelpinjtë e hudhrës dhe specat e prerë rrethore. Vijojmë kaurdisjen për pak minuta dhe më pas e shuajmë me verë. Sapo të avullojë alkooli shtojmë masën e salcës. Rregullojmë shijen me kripë, piper të zi dhe pak spec djegës. Të gjithë masën e ndajmë në tava balte, duke e spërkatur me djathë të butë, sipër djathit shtojmë disa speca të prera rrethore dhe e vendosim në furrë të nxehtë.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?