Mish me patate në furrë nga zonja Albana

28 Nëntor 2023, 12:04| Përditesimi: 28 Nëntor 2023, 12:05

  • Share

Mish me patate furre

Përbërësit:

  • 1 kg mish viçi tul
  • 1 fk vaj ulliri
  • 2 degë rozmarinë
  • 3 thelpinj hudhër
  • 5 patate të mëdha
  • Kripë kokërr trashë

Përgatitja:

Fillimisht parangrohim furrën në 220°C. Shtypim hudhrën në havan dhe e bashkojmë me vajin e ullirit dhe rozmarinën. Lyejmë mirë mishin dhe e sistemojmë mbi një zgarë në tavë. E spërkasim me kripën e trashë. Poshtë mishit kemi vendosur patatet të marinuara me vaj dhe kripë. E vendosim tavën të piqet në furrë për 10 minuta në 220 gradë dhe më pas ulim nxehtësinë në 180 gradë dhe vazhdojmë pjekjen për 45 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?