Altin Prenga dhe Anton Prenga

Drejt Punës

Mirënjohja dhe ndjesa janë vlera që i shohim rrallë mes nesh, por të domosdoshme për një biznes të sukesshëm si Mrizi i vëllezërve Prenga

22 Gusht 2021, 11:49| Përditesimi: 22 Gusht 2021, 12:05

  • Share

Mungesa e mendjemadhësisë kur drejton një biznes të sukseshsëm në Shqipëri, nuk është një vlerë shumë e përhapur, por vëllezërit Altin dhe Anton Prenga japin leksion edhe në këtë drejtim. Me një postim në rrjetet sociale ata shprehin mirënjohjen publike për klientët që patën mundësinë të shijojnë kuzhinën e tyre këtë verë, por sidomos një kërkim ndjese ndaj kujt nuk mundi të ulet në tavolinat e Mrizit për arsye të mungesës së vendeve. Shpeshherë pronarët e Mrizit sqarojnë në rrjetet sociale që shërben prenotimi për të siguruar një tavolinë, pasi fluksi në Mriz është i madh, sidomos gjatë stinës së verës, por ndodh që dikush niset edhe nga larg pa prenotuar, duke mbetur i zhgënjyer me mbërritjen në vend. 

 

"Një ndjesë për gjithë ata miqë që këtë verë nuk arritem dot të presim në restorant, një ndjesë edhe për ata që nuk i shërbyem si duhet nga ngarkesa e madhe që kishim por na besoni se i gjithë stafi jonë po mundohet të bëjë çfarë mundet!

Ju falenderojmë pafund, me zemër që na mundësoni të kemi një sipërmarrje ëndërr në një terren të vështirë ku ndodhemi.

Na falni edhe një herë dhe faleminderit nga gjithë ne", shkruajne vellezerit Prenga.

a.m./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?