Edi Rama dhe Miroslav Lajçak

Kronikë

Miroslav Lajçak takon Ramën: E përgëzova për fitoren në zgjedhje dhe diskutuam mbi zhvillimet rajonale dhe rolin e BE në Ballkanin Perëndimor

18 Maj 2021, 21:34| Përditesimi: 18 Maj 2021, 21:40

  • Share

Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak ka takuar në Bruksel kryeministrin Edi Rama. Në një shënim në mediat sociale, Lajçak thotë se e ka uruar kreun e qeverisë për fitoren në zgjedhje. Më tej ai shton se është diskutuar mbi zhvillimet e fundit rajonale dhe rolin e BE-së në Ballkanin Perëndimor.

“Mirë, që u takova përsëri me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Unë e përgëzova atë për fitoren e tij të fundit në zgjedhje dhe diskutova mbi zhvillimet e fundit rajonale dhe rolin e BE-së në Ballkanin Perëndimor”, shkruan Lajçak.

Më herët Lajçak zhvilloi edhe një takim edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. Lajçak teksa ka zbardhur detaje nga biseda me Kurtin, u shpreh se është i lumtur që takoi kryeministrin kosovar, për të vazhduar diskutimin në lidhje me hapat e ardhshëm për dialogun mes Kosovës e Serbisë.

“Në margjinat e darkës joformale të Ballkanit Perëndimor sot, unë isha i lumtur që u takova me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për të vazhduar diskutimet tona në lidhje me hapat e ardhshëm në dialog”, shkruan Lajçak.

Kryeministri Edi Rama, ditën e sotme ka mbërritur në Bruksel, ku në fokus do të jetë vizita për çështja e Integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Kjo vizitë e Ramës vjen pasi do të mblidhen liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor në një darkë pune, të thirrur nga Borrell. Në takim kryesisht do të jenë kryeministrat e vendeve të rajonit, me përjashtim të Malit të Zi dhe Bosnje-Hercegovinës.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?