Mirko e Valerio luajnë 'Viva la vida', dy violinistët e vegjël italianë përformojnë nga shtëpia

20 Prill 2020, 17:53| Përditesimi: 20 Prill 2020, 18:01

  • Share

Tashmë nuk është e pazakontë që rrjetet sociale të përmbajnë video që i japin një tjetër kuptim karantinës sonë.
Momente emocionuese dhurohen vazhdimisht, në këmbim të ndërgjegjësimit për të qëndruar në shtëpi, në një kohë kur ndjejmë se shpejt do dalim fitimtarë në luftën kundër koronavirus.
Mirko e Valerio janë dy violinistë të vegjël italianë, të cilët kanë dhuruar momente emocionuese duke sjellë në violinë melodinë e "Viva la vida". Mesazhi i dy artistëve shumë premtues të vendit që i dhuroi qytetërimin Evropës është i qartë: Rroftë jeta dhe jetofshim vetëm momente të gëzuara...


Lajmi kryesor:

Rroftë jeta! Në emër të saj, artistët nga e gjithë bota bëhen bashkë, sfidojnë me muzikë Covid-19


D.M.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?