Foto ilustruese

Mirditë/ Motori del nga rruga dhe aksidentohet, plagoset rëndë 46-vjeçari, shtrohet tek Trauma

4 Maj, 15:23| Përditesimi: 4 Maj, 15:25

  • Share

MIRDITË – Një 46-vjeçar është plagosur rëndë pasi për shkak të humbjes së kontrollit, motori që drejtonte ka dalë nga rruga dhe është aksidentuar.

46-vjeçari i identifikuar me inicialet R.K., u transportua në Spitalin e Traumës, për asistencë të specializuar mjekësore, dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 14:00, në fshatin Bukmirë, dyshohet se për shkak të humbjes së kontrollit, ka dalë nga rruga motomjeti me drejtues shtetasin çek R. K., 46 vjeç, i cili u transportua në Spitalin e Traumës, për asistencë të specializuar mjekësore, dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën”,-njofton policia.

Grupi hetimor po kryen veprimet në vendngjarje, për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?