Merret peng dhe grabitet i riu në Rrëshen, 2 të arrestuar! Gjenden edhe paratë e vjedhura (EMRAT)

12 Mars, 09:18| Përditesimi: 12 Mars, 09:34

  • Share

Një 19-vjeçar u mor peng dhe u mbajt në garazhin e një pallati me qëllim për ta grabitur. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së hënës në Rrëshen, ndërsa policia bëri të mundur identifikimin dhe arrestimin e 2 autoreve si dhe gjetjen e automjetit dhe sendeve të tjera të vjedhura.

Sipas bluve menjëherë pas kallëzimit të një shtetasi 19 vjeç, se ishte marrë me forcë në automjet, nga 2 shtetas të tjerë, të cilët për t’i marrë paratë, e kishin mbajtur për disa minuta, kundër vullnetit të tij, në garazhin e mbyllur të një pallati në Rrëshen, dhe më pas e kishin lënë në rrugë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë organizuan punën për të identifikuar dhe arrestuar përgjegjësit.

Si rezultat, në kuadër të operacionit policor të koduar “Telefonata”, shërbimet e Policisë bënë të mundur identifikimin dhe arrestimin e menjëhershëm të autorëve të dyshuar të rastit, shtetasve Mateos Brozi 20 vjeç, banues në Rrëshen dhe Ergys Tusha 19 vjeç, banues në Durrës.

Gjithashtu, u bë e mundur gjetja e shumës së parave të vjedhura me dhunë, 220 000 lekë, e cila u sekuestrua bashkë me automjetin tip “Audi A4”, me të cilin u mor me forcë 19-vjeçari, dhe 2 celularët e të arrestuarve.

Materialet procedurale i në lidhje me rastin i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Vjedhja me dhunë”, të kryera në bashkëpunim.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vata: 12/03/2024 11:27

    Nue Nuthat e kanë në gjak grabitjet dhe vjedhjet!

    Përgjigju
    • edmond (koder rreshen): 12/03/2024 21:55

      Abdulaqim dhe te gjith si rraca juaj Beduine tranzite,pa din dhe pa imam! Beni durim, beni sikur i "doni",beni sikur keni "respekt" per Nue Nuthat,qe edhe ju te marrni nje "kock meshire" nga BE per hater te Nojt,Lleshit,Prenges e Koles,te ksaj Shqiperie dhe kesaj Europe! Ja si do te thoshte Presidenti Moisiu para shum vitesh, per Shqiptaret autokton, dhe te Krishter : Jan keta Shqiptar te krishter,ura lidhese ndermjet Europes dhe Shqiperis.

  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?