Pamje nga aksidenti

Mirditë/ Makina del nga rruga në Kodër-Rrëshen, shpëton mrekullisht familja

9 Prill, 12:06| Përditesimi: 9 Prill, 15:50

  • Share

Një aksident ka ndodhur sot në Kodër-Rrëshen, ku drejtuesi i një mjeti ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar në një breg disa metra larg rrugës.

Fatmirësisht mjeti është pritur nga pemët dhe familja që ndodhej në të, shoferi Ll.P, bashkëshortja e tij dhe vajza, që ishin pasagjere, kanë shpëtuar mrekullisht.

Të 3 të dëmtuarit janë transportuar në spital, ku janë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

‘Rreth orës 10:50, në Kodër Rrëshen, dyshohet se për shkak të humbjes së kontrollit, ka dalë nga rruga dhe është batuar, automjeti me drejtues shtetasin Ll. P.

Menjëherë, në vendin e aksidentit, kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur nxjerrjen nga automjeti, të shtetasit Ll. P., si dhe të bashkëshortes dhe vajzës së tij, të cilat ishin pasagjere në këtë automjet.

Të 3 të dëmtuarit janë transportuar në spital, ku janë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të aksidentit.’- njofton policia.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?