Mirditë/ Lëvizte i armatosur nëpër qytet, arrestohet 32-vjeçari! U kap me pistoletë me fishek në fole gati për qitje (EMRI+VIDEO)

11 Nëntor 2023, 10:21| Përditesimi: 11 Nëntor 2023, 10:31

  • Share

Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë Rrëshen, pasi u kap duke lëvizur në qytet, i armatosur me armë zjarri pistoletë me fishek në fole, të gatshme për qitje.

Në kuadër të operacionin policor “Sundimi i ligjit”, shërbimet e Policisë Mirditë arrestuan Fatjon Ndrejaj, 32 vjeç, banues në Rrëshen.

"U arrestua në flagrancë shtetasi Fatjon Ndrejaj, 32 vjeç, banues në Rrëshen, pasi u kap duke lëvizur në qytet, i armatosur me armë zjarri pistoletë me fishek në fole, të gatshme për qitje.

Gjithashtu nisi hetimi në gjëndje të lirë për M. Ll., 36 vjeç dhe V. Ll., 41 vjeç, vëllezër, të dy banues në Rrëshen, pasi nga kontrollet në banesa iu janë gjetur një armë sportive dhe një sasi fishekësh që posedoheshin pa leje."-njofton policia.

Armët dhe municioni janë sekuestruar nga Policia, në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.  
 

M.T/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ura e fanit: 11/11/2023 11:08

    Ne rreshen dhe lac shumicen e cunave i ke me pistolete ne brez.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?