Mirditë, gjenden 1664 fidanë kanabisi të kultivuara në kubikë, arrestohen 2 persona

24 Qershor 2023, 10:31| Përditesimi: 24 Qershor 2023, 14:18

  • Share

MIRDITË- Rreth 1664 fidanë kanabis të kultivuar në kubikë janë gjetur dhe asgjësuar në fshatin Xhuxhë të Mirditës. Në pranga ka rënë Indrit Cara dhe Bashkim Hasani të cilët policia i akuzon si kultivues të kanabisit në “Bjeshkët e Xhuxhës”.

Ky është operacioni i 18 i policisë së Mirditës për goditjen e kultivimin e kanabisit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 25/06/2023 01:39

    /VALI/,po te mbjellin miser,grure,patate,do te thone cmimi eshte i ulet,nuk mbulon shpenzimet,nuk kemi me cfare t'i vaditim se s'ka uje e kanalet jane prishur,ose po na kalben,ose do te kerkojne qe t'jua gjeje shteti tregun,kurse per kanabis jane /qente e punes/ dhe jane te zotet te mbulojne dhe shpenzimet dhe te gjejne uje dhe t'a gjejne vete tregun dhe cmimin e vene si duan.

    Përgjigju
  • Vali: 24/06/2023 13:49

    Nuk u mbush me mend ky milet me kultivimin e hashashit.Pse i futesh rrezikut , kur e din qe duhen shume sakrifica per te kapur fiti.in e deshiruar.O fshTar ! Mbjelle aren me miser.grure,patate etj. dhe fitimi do jete me i vogel por ti dhe familja jote do jeni me te qete.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?