Miratohet vendimi/ Njihen patentat shqiptare në Turqi dhe anasjelltas

27 Maj 2020, 20:14| Përditesimi: 27 Maj 2020, 20:21

  • Share

TIRANË- Ashtu siç e kishte paralajmëruar më herët ministri i Jashtëm Gent Cakaj, patentat shqiptare do të njihen në Turqi dhe anasjelltas.

Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e sotme të mbajtur nga kryeministri Edi Rama,  marrëveshjen e arritur midis dy shteteve.

"Miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së republikës së Turqisë, për njohjen e ndërsjellë dhe shkëmbimin e lejeve të drejtimit Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 19, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave. Miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Turqisë, për njohjen e ndërsjellë dhe shkëmbimin e lejeve të drejtimit, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi", thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave. 

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • KonstandinoPoli: 28/05/2020 00:38

    Po Pasurite e paLuajtshme te Gjysherve e SterGjysherve tane ,qe jane sekuestruar me pa te Drejte nga shteti Turk..Pervec demeve 500 vjecare..,dhe Genocidit Ottoman

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?