Foto ilustruese

Miratohet teksti i kompromisit për liberalizimin e vizave për Kosovën

20 Dhjetor 2022, 12:16| Përditesimi: 20 Dhjetor 2022, 13:25

  • Share

Teksti i kompromisit për liberalizimin e vizave për Kosovën është miratuar nga ambasadorët e BE-së. Kështu njoftoi Presidenca Çeke me anë të një njoftimi në Tëitter duke sqaruar se Kosova po ecën përpara në rrugën e saj evropiane.

“Ambasadorët e BE-së miratuan tekstin e kompromisit për liberalizimin e vizave për Kosovën përpara miratimit përfundimtar nga Këshilli i BE-së” - thuhet në njoftim.

Ky është hapi i fundit para miratimit përfundimtar nga Këshilli i BE-së.

Rregullat e reja do t'i lejojnë mbajtësit e pasaportave të Kosovës të udhëtojnë në BE pa vizë për një periudhë qëndrimi prej 90 ditësh në çdo periudhë 180 ditore. Aktualisht, Kosova është vendi i vetëm i Ballkanit Perëndimor, qytetarët e të cilit nuk mund të lëvizin lirshëm në këtë Europë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?