Miratohet shembja e dy pallateve në Lezhë, Ndreu: Kemi 2 mln euro donacione

6 Shkurt 2020, 20:07| Përditesimi: 6 Shkurt 2020, 20:22

  • Share

LEZHË- Këshilli Bashkiak i Lezhës i hapi rrugë shembjes së dy objekteve të para që pësuan dëmtime nga tërmeti i 26-nëntorit. Me kërkesë të bashkisë, këshilli miratoi shembjen e pallatit 88 në lagjen "Skëndërbeg" dhe të një pallati 4 katësh në bllokun e banimit pranë lumit Drin.

Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu tha se janë siguruar 2 milion euro donacione të cilat do të përdoren për rindërtimin e këtyre pallateve dhe të 9 banesave në lagjen "Sheher" nëse në vlerësimin përfundimtar do të vendoset për shembjen e tyre.

"Bashkia Lezhë me negociatat e veta ka mundur të mbulojë rindërtimin e 2 pallateve që do shemben dhe të 9 banesave në lagjen "Sheher" nëse në vlerësimin përfundimtar do të vendoset për shembjen e tyre. Ndërkohë jemi duke pritur dhe për vlerësimin e banesave të tjera. Një shoqatë do investojë 2 mln euro që do bëhet e mundur rindërtimi për 40 banesa, për 2 pallatet që do shemben dhe banesa të tjera", tha Pjerin Ndreu Kryetar i Bashkisë Lezhë

Pas vendimit të Këshillit Bashkiak do të nisë puna për shembjen e këtyre objekteve, ndërsa pritet vlerësimi përfundimtar edhe për pallatet e tjera të shpallura të pabanueshme në Lezhë. Po ashtu në këtë mbledhje u miratua trajtimi me bonusin e qirasë edhe për 27 familje të tjera të prekura nga tërmeti i nëntorit.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?