Elisa Spiropali

Miratohet projektligji për dekoratat dhe titujt e nderit! Majko kundër qeverisë për ndërhyrjen tek medaljet e ushtarakëve  

19 Dhjetor 2022, 18:34| Përditesimi: 19 Dhjetor 2022, 23:01

  • Share

Pas shqyrtimit në komisionin e ekonomisë dhe financave, është miratuar sot projektligji ‘Për dekoratat në Republikën e Shqipërisë’. E ftuar në komision, ministrja Elisa Spiropali, theksoi se përmes këtij projektligji, synohet krijimi dhe organizimi i dekoratave në Republikën e Shqipërisë.

‘Projektligji që kemi sjell ka për synim krijimin dhe organizimin e dekoratave në R.SH. Në këtë propozim vlerësohet përcaktimi i rregullave vetëm për sistemin e dekoratave dhe rregullimin me ligj për titullin e nderit, duke ndjekur modelin Italian dhe Francez. Me hartimin e ligjit të ri shfuqizohet tërësisht ligji i mëparshëm. Projektligji i ri parashikon dhënien e dekoratave përmes dekretit, kryeministri, ministri përgjegjës për forcat e Armatosura dhe ministri për rendin dhe përgjegjësin publikime urdhër. Në projektligj parashikohet edhe numri vjetor i dekoratave, për medaljet numri është i papërcaktuar. Projektligji ka efekt në buxhetin e shtetit, si pasojë e krijimit të organit të ri. Kancelaria e urdhërit dhe medaljeve, ky efekt i përafërt prej një numër me 10 nëpunësish, parashikohet të jetë i ndarë në zëra buxhetor përkatës, paga dhe sigurime për një vit investime dhe shpenzime.’- tha Spiropali.

Ky projektligj ka gjetur kundërshtim nga deputetët opozitës, pretendimi i të cilëve lidhej me kompetencat që përfitonte kryeministri nga ky projektligj i ri në lidhje me dekoratat dhe medaljet.

‘Pse është e nevojshme të ketë kufizime në numër dekoratash, mbi ç’bazë është caktuar numri, si e keni marrë ju këtë vendim?’- tha Spaho.

Deputetja demokrate Emilia Koliqi e lidhi projektligjin e ri me aspektin ekonomik:

‘A është parashikuar në buxhetin e viti 2023 ky shpenzim që kërkon projektligji? Pse është vendos emërimi i kancelarit nga kryeministri, kur dekorata jep edhe presidenti?’- u shpreh ajo.

Bujar Leskaj kishte një kërkesë të drejtpërdrejtë në komision.

‘Pse nuk keni vendosur që edhe një grup deputetësh, nga të dyja palët të kenë të drejt të propozojnë?’- tha Leskaj.

Kundërshti pati edhe nga radhët e socialistëve. Pandeli Majko mendon se qeveria duhet të heqë dorë nga përfshirja në dhënien e medaljeve për ushtarakët, pasi për këtë ka një ligj të veçantë. Një tjetër kundërshti e tij bazohet në faktin së qeveria ka injoruar mendimin e Forcave të Armatosura mbi projektligjet për dekoratat dhe titujt e nderit.

E vetme mazhoranca miratoi nismën qeverisë, ndërsa opozita edhe pse e pranishme nuk mori pjesë në votim.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?