Miratohet projektligji për Akademinë e Shkencave, Fuga: Socialistët votuan në Komision sikur ishin mbledhur në birrari! Ruhuni

19 Korrik 2023, 15:45| Përditesimi: 19 Korrik 2023, 15:46

  • Share

1689774411_ArtanFuga840x440.jpg

Akademiku Artan Fuga ka reaguar pas miratimit të vendimit për zgjatjen e mandatit të Skënder Gjunushit në krye të Akademisë së Shkencave..

“Te arrijne deputetet socialiste ne komisionin e edukimit te mblidhen jashte cdo konteksti parlamentar, si te mblidhen ne nje birrari dhe te marrin jashte ligjit procedurial vendime absurde, nderkohe qe akademia e shkencave ka bllokuar zgjedhjet dhe institucionin dhe i ka nxjerre jashte ligjit zgjedhjet e ardhshme, nese behen, e frikshme, e pabesueshme, e shemtuar.

Ky eshte tavani!

Ose dyshemeja.

Si te votohet jo ne Kuvend, por te mblidhen deputetet ne ndonje lokal ne Dajt a ne Peze, pasi te pijne, te therrin dashin, te gjuajne me kobure ne tavan, dhe te marrin vendime.

Kjo eshte per here te pare histori.

Nuk ka vend per te ndeshkuar me kedo qe shkel ligjin fshehurazi. Ky te pakten ka frike nga ligji, e ben fshehurazi.

Beni kujdes ne jeten e perditshme!

Ruhuni!”- shkruan Fuga.


Lajmi kryesor:

Miratohet projektligji për Akademinë e Shkencave, kryetarit i lejohet një mandat i dytë! Zhupa: Mbledhje klandestine, s'u njoftuan deputetët! Gjinushi: Dështoi bllokimi i paligjshëm


G.MO/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?