Ministrja Etilda Gjonaj në mbledhje online

Miratohet plani i ri për luftën kundër korrupsionit 2020-2023

30 Prill 2020, 19:11| Përditesimi: 30 Prill 2020, 19:15

  • Share

Ministria e Drejtësisë mblodhi sot virtualisht Komitetin Koordinator Kundër Korrupsionit ku objekt i rëndësishëm ishte miratimi i Draft-Planit të ri të Veprimit Antikorrupsion 2020-2023.

Përmes një postimi të zv. ministres së Drejtësisë Fjoralba Caka, kanë qenë të pranishëm plot 70 përfaqësues kyçë të partneritetit qeveritar, shoqëror e kombëtar antikorrupsion.

Sipas saj, hartimi i këtij dokumenti ka kaluar përmes 23 tryezave ndërinstitucionale, takimeve me fokus grupe, takimeve me ekspertë lokalë dhe ndërkombëtarë.

Gjithashtu ajo ka falenderuar të gjithë partnerët ndërkombëtarë dhe stafin e Ministrisë së Drejtësisë.

Postimi i plotë:

Ministria e Drejtësisë  në rolin e Koordinatorit Kombëtar Kundër Korrupsionit, mblodhi sot Komitetin Koordinator Kundër Korrupsionit në një mbledhje virtuale gjithëpërfshirëse.

I tejkaluam vështirësitë e takimeve në distancë, duke garantuar praninë e plot 70 përfaqësuesve kyçë të partneritetit qeveritar, shoqëror e kombëtar antikorrupsion.

Objekt i rëndësishëm i kësaj mbledhjeje ishte miratimi i Draft-Planit të ri të Veprimit Antikorrupsion 2020-2023. Hartimi i këtij dokumenti ka kaluar përmes 23 tryezave ndërinstitucionale, takimeve me fokus grupe, takimeve me ekspertë lokalë dhe ndërkombëtarë.

Vlerësojmë kontributin e shoqërisë civile, veçanërisht Komiteti Shqiptar i Helsinkit, NDI Albania - National Democratic Institute, IDM Albania, European Movement Albania, Lëvizja MJAFT, Qendra ALTRI, INFOCIP, e shumë kontributorëve të tjerë të vlefshëm që e kanë pasuruar këtë dokument me kontributet e tyre cilësore.

Falënderojmë po ashtu të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë, mes më të rëndësishmëve OSCE Presence in Albania, Euralius, KiE, UNDP Albania, British Embassy Tirana, U.S. Embassy-Tirana, Embassy of Italy, Tirana, Ambasada Greke në Shqipëri për të gjithë komentet dhe mbështetjen financiare për realizimin me sukses të këtij Plani Veprimi. Vend të veçantë në gjithë këtë punë voluminoze zë suporti i European Union in Albania me partneritetin e pakushtëzuar dhe tejet rritës për stafin e Ministrisë së Drejtësisë dhe gjithë institucioneve shqiptare të përkushtuara në rrugën evropiane të vendit.

Së fundi, një falënderim i veçantë shkon për të gjithë stafin e Ministrisë së Drejtësisë dhe të gjitha institucionet shtetërore dhe publike të pavarura për punën voluminoze që kanë bërë në hartimin e këtyre dy dokumenteve strategjikë.

Ky takim ishte frytdhënës edhe në shtjellimin e Raportit Vjetor të Monitorimit të Strategjisë Ndërsektoriale dhe Planit të Veprimit Kundër Korrupsionit për vitin 2019.

Ndamë me të pranishmit arritjet kryesore, pa harruar edhe sfidat që presin zgjidhje në periudhën aktuale.

Përfshirja e të gjithë aktorëve në hartimin dhe monitorimin  e dokumenteve strategjikë kundër korrupsionit do i bëjë edhe më efikase përpjekjet e gjithsecilit në luftën kundër Korrupsionit dhe ndërtimit të një shoqërie më transparente, demokratike dhe me më integritet.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?