Miratohet për 10 vite “Plani i Menaxhimit të Integruar për Butrintin” nga Këshilli i Trashëgimisë Kulturore

5 Qershor 2020, 14:16| Përditesimi: 5 Qershor 2020, 14:44

  • Share

Këshilli Kombërtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale ka miratuar online gjashtë muaj pas prezantimit të draftit, “Planin e menaxhimit të integruar për Parkun Kombëtar të Butrintit” , që për dhjetë vjet menaxhohet nga Fondi Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim.

Një vendim ky i marrë, pas diskutimeve të shumta nga specialistët e trashëgimisë, gjatë periudhës së pandemisë, në datë 10 prill të 2020 nga anëtarët e Këshillit Elva Margariti (ministre e Kulturës), Gjet Ndoj (drejtor i pol.të zhvillimit  të kulturës pranë MK), Kozeta Angjeliu (dr, i Zhv. të programeve të kulturës, pranë MK), Arta Dollani (drejtoreshë e Institutit të Monumenteve të Kulturës), Agron Islami (përfaqësues i IMK-së), Mariglen Meshini (përfaqësues i Institut të Trashëgimisë Kulturore), Entela CCipa (sekretare e përgjithësime në MK), Silva Breshani (Dr e Ins.të regjistrimit të pasurive kulturore), Luan Përzhita (drejtor i Institutit të Arkeologjisë), Belisa Muka (kërkuese në Institutin e Arkeologjisë), Iris Pojani (përf, e FHF, Universiteti i Tiranës), Lorenc Bejko ( përf.i FHFm UT), Adelina Greca ( Drejtore e përgjithshme e AKPT).

Drejtori i Institut të Arkeologjisë Luan Përzhita përmes një bisede telefonike për “ReportTV”, shprehet se janë reflektuar të gjitha ato pika që janë diskutuar nga specialistët e trashëgimisë, mbi kërkimet shkencore, asestet dhe laboratorët apo edhe hapësirat  e tjera, që kanë të bëjnë me ekspeditat arkeologjike. Ndërsa, mbarëvajtja e këtij plani do të sigurohet edhe nga ministria e Kulturës, Elva Margariti, e cila është drejtuese e planit të integruar të Menaxhimit.

Hartimi i Planit të Menaxhimit të Integruar për Parkun Kombëtar të Butrintit, është realizuar nga kompania e kontraktuar “Prince and Pearce” edhe kostoja e tij është 250 000 dollarë.

Plani i ri synon, që të prodhojë, krahas planit të përgjithshëm të menaxhimit, një plan biznesi të ri për zonën UNESCO të Butrintit, si dhe përgatitjen e një harte të përditësuar GIS për gjithë territorin e Parkun Kombëtar të Butrintit 9,000 ha. Qyteti antik i Butrintit për herë të parë u shpall monument kulture më 1948; më 1999 u regjistrua në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Ndërsa, kostoja sesa do t’i kushtojë shtetit shqiptar implementimi i Planit të Menaxhimit nuk dihet ende.

Dokumenti i Miratimit të Planit te Menaxhimit nga KKTKM

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?