Miratohet marrëveshja për ndërtimin e “Marina & Jahtet e Durrësit”, pjesë e projektit të madh të Portit të Durrësit

4 Nëntor 2022, 16:11| Përditesimi: 5 Nëntor 2022, 16:12

  • Share

Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e sotme një marrëveshje me dy investitorë privat që lidhet me ndërtimet që kanë të bëjnë me Portin e Durrësit. Marëveshja është nënshkruar me Eagle Hills Real Estate Development, Albanian Seaports Development Company, sh.a. dhe Nshmi Development L.L.C, të cilat do të bëjnë ndërtimin e ballinës ujore të portit të Durrësit dhe ndërtimin e portit për jahtet.

Lajmi u bë me dije nga zv.ministrja Belinda Balluku e cila tha se për herë të parë shteti është bashkë investitor në këtë projekt.

“Kemi miratuar marrëveshjen kuadër ndërmjet Këshillit të Ministrave dhe Eagle Hills Real Estate Development, Albanian Seaports Development Company. E gjitha kjo është një marrëveshje kuadër që lidhet ndërtimin e ballinës ujore të portit të Durrësit si edhe me portin e jahteve. Forma e bashkëpunimit të shtetit në këtë investim u miratua përmes pjesëmarrjes së shtetit në një shoqëri tregtare të përbashkët me investitorin privat kushtëzuar ky vendim nga arritja e një marrëveshje të vlefshme mes palëve”, tha Balluku.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?