Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve

Miratohet kalendari i punimeve të Kuvendit, seancat 3 orë dhe nën masa strikte antiCOVID

20 Maj 2020, 16:08| Përditesimi: 20 Maj 2020, 16:11

  • Share

Tre seancat e ardhshme të Kuvendit  do të vijojnë të zhvillohen në masa strikte higjieno-sanitare për t'u mbrojtur nga COVID-19. Kjo është ajo që u vendos gjatë mbledhjes online të sotme në Konferencë e Kryetareve për periudhën 25 maj-12 qershor, u ku vend me konsensus që 3 mbledhje et ardhshme do të mbahen më 28 maj, 4 qershor dhe 11 qershor 2020.

I vetmi ndryshim nga mbledhjet e fundit të zhvilluara në kohë të pandemisë është se nga 2 orë ato do të zgjaten me 1 orë duke e çuar në 3 orë diskutimet e deputetëve në foltoren e Kuvendit.

Gramoz Ruçi  gjatë drejtimit të mbledhjes tha se komisionet duhet të përshpejtojnë punët e tyre, ndërsa përgëzoi ato për punën transparente të bërë deri tani edhe pse në kushte pandemie.

"Funksionaliteti i Kuvendit të Shqipërisë është në vijë të parë krahasuar me parlamentet e vendeve të BE-së. Kuvendi duhet të japë shembullin dhe mesazhe te qarta për publikun për mbrojtjen nga pandemia. Përgëzoj kryetarët e komisioneve për hapësirat e krijuara për të gjithë anëtarët për të diskutuar e marrë vendime. Veprimtaria e Kuvendit ka qenë transparente si asnjëherë tjeger, edhe pse në kushte pandemie. Aksesi për mediat për transmetimin e mbledhjeve të komisioneve dhe seancave plenare ka qenë i plotë. Komisionet të përshpejtojnë punën dhe brenda qershorit të gjitha institucionet e pavarura të raportojnë në Kuvend dhe të miratohen rezolutat përkatëse mbi veprimtarinë e tyre", tha Ruçi.

(Kliko këtu për të lexuar draftkalendarin e plote)

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?