Miratohet bonusi i fundvitit për pensionistët, ja kur nis shpërndarja

2 Dhjetor 2023, 10:56| Përditesimi: 3 Dhjetor 2023, 14:23

  • Share

Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për shpërblimin e pensionistëve dhe personave të tjerë që përfitojnë trajtime financiare me bonusin e fundvitit, në masën 5 mijë lekë, me një fond total prej 3.5 miliardë lekësh.

Ministria e Financave konfirmoi sot se bonusi i fundvitit do të shpërndahet së bashku me pensionet mujore përgjatë muajit dhjetor nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore.

Shpërblimi mund të tërhiqet nga përfituesit edhe pas festave të fundvitit.

Ky është bonusi i dytë që jepet brenda këtij viti, pas atij të akorduar në muajin prill, nga i cili do të përfitojnë rreth 700 mijë pensionistë, por edhe kategori të tjera, që përfitojnë trajtime financiare.

Në tre vitet e fundit, për indeksimin e pensioneve janë alokuar 25 miliardë lekë, të cilat me buxhetin e parashikuar për vitin e ardhshëm arrijnë në afro 30 miliardë lekë dhe me efekt të përhershëm në buxhetin e shtetit.

 

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gili: 02/12/2023 13:13

    700 K pensioniste, me keto ligje per punen, pas 10-15 vjetesh, pensionistet do e kalojne milionin. Te rinjte ikin dhe askush nuk kontribuon per pensionet.

    Përgjigju
    • Xixellonjat: 02/12/2023 16:05

      Pas 15 vitesh keto ikin tek kodra e fundit pra 700,000 pensionist jane brezi i diktatures nje 85 vjecar sot pas 15 vitesh mbetet 100 vjec besoj nuk do behen 700,000 vete nga 100 vjec/e se me keto pandemi e me keto qe shohim ecen jeta! Problem eshte brezi ri duhet te beje minimumi pese femije sidomos Tirana keshtu ecen kombi, ne Prishtine i bejne deri ne kater por edhe pese , jane me te avancuar

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?