Lleshaj hapa mbrapa: Nga 'përgjim ambiental' bëhet 'mbikëqyrje'! Veliut i hiqen kompetencat, ka të drejtë vetëm propozime (VIDEO)

2 Tetor 2020, 10:55| Përditesimi: 2 Tetor 2020, 17:08

  • Share

TIRANË- Policia e Shtetit nuk do të bëjë përgjime por vetem mbikqyrje ambjentale. Me ketë tërheqje ministri brendshëm Sandër Lleshaj në Komisionit të Sigurisë iu dha drita jeshile disa ndryshimeve në ligjin për Policinë. 

“Është rishikuar terminologjia duke zëvendësuar fjalën “përgjim ambjental”, me “mbikëqyrje”. Kjo besoj e ka zëvendësuar në thelb shqetësimin e disa kolegëve të komisionit dhe të disa përfaqësueseve të institucioneve", tha Lleshaj. 

Me ndryshimet, punonjësit e policisë do kenë mundësi të ngrihen në detyrë të tjera shtetërore,  por duke hequr dorë nga statusi si pjesë e unifromave blu . 

“Në momentin që punonjësi i policisë transferohet drejt një vendi tjetër në administratë publike, kryesisht në Ministrinë e Brendshme, apo tek Hetimi Tatimor, apo në struktura të tjera ku ka profil për të, ai nuk i vazhdon t’i gëzojë më atributet e policisë gjyqësore, apo të punonjësit të policisë, pra vjen si civil", shtoi ministri. 

Ligji ri parashikon heqjen e kompetencave Drejtorit te Përgjitshëm të Policisë së Shtetit. Ai nuk do të ketë mundësi për ndryshime në strukturat e Policisë por vetëm propozim tek ministri Brendshëm. 

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?