Foto ilustruese

Miratohen masat e reja anti-COVID në Kosovë, futen në fuqi nga nesër, lejohet kalimi me dy doza të vaksinës

4 Shkurt 2022, 17:51| Përditesimi: 4 Shkurt 2022, 18:02

  • Share

KOSOVË- Qeveria e Kosovës ka miratuar masa të reja anti-CCOVID, të cilat do të futen në fuqi nga dita e nesërme.

Sipas masave të reja, ne territorin e Kosovës do të lejohet kalimi me dy dozat e vaksinës anti-COVID, ose me një dozë vaksine dhe një test negativ PCR.

"Kemi vendosur lehtësimin gradual të masave që mundësojnë një aktivitet të shtuar ekonomik, por njëkohësisht synojnë të ngadalësojnë infektimin", tha ministri Latifi në konferencë për media.

Ndërkohë mbajtja e maskës është e detyrueshme në të ambientet e mbyllura. Ndërsa ora policore nis në 00:00 deri në 5:00 të mëngjesit.

Sipas masave të miratuara, bartja e maskës duke mbuluar hundën dhe gojën, është e obligueshme në të gjitha rastet, në ambientet e mbyllura. Restorantet do të mbyllen në orën 23:00, ndërsa muzika do të lejohet deri në orën 22:00.

Nga nesër do të lejohet hapja e palestarve, pasi me masat që ishin në fuqi nuk u lejohej puna. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se masat e fundit që ishin ndërmarrë më 21 janar kanë dhënë efekt në ngadalësimin e përhapjes së variantit Omicron.

“Ngadalësimi i rritjes së rasteve ka filluar gjashtë ditë pas marrjes së masave”, tha ai.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?