Miratohen dy Akte Normative/ ‘Ekonomia’ pro shtyrjes së qirave dhe tatimit të thjeshtuar

13 Prill 2020, 17:47| Përditesimi: 13 Prill 2020, 17:53

  • Share

Komisioni i ekonomisë dhe financave ka miratuar dy aktet normative të Këshillit të Ministrave për shtyrjen me dy muaj të pagesës së qirasë për dy muaj si dhe aktin normativ për shtyrjen e pagesave të kësteve të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin për bizneset me xhiro vjetore 5 deri në 8 milionë lekë. Janë rreth 13 mijë biznese që përfitojnë nga shtyrja e parapagesës së tatimit të thjeshtuar që është në masën e 5%.

Ky ligj parashikon që këstet paraprake të tatimit të thjeshtëzuar mbi fitimin të 3 mujorit të parë dhe të dytë të m,und të shtyhen dhe të paguhen për llogari të administratës tatimore në 20 tetor, ndërsa për 3 mujorin e 3 dhe të 4 të mund të paguhen brenda 20 dhjetorit 2020. Në total janë më shumë se 13 mijë tatimpagues që përfitojnë”, shprehet zëvendësministrja e Financave Vasilika Vjero.

Ndërkohë ky akt normativ nuk është mbështetur nga opozita. Deputetët e opozitës kanë deklaruar se shtyrja e parapagesave nuk është zgjidhje për biznesin i cili është në luftë për mbijetesë.

Ku do ti gjejë parat biznesi pas tre muajsh rritja e të ardhurave nuk është çelës dritash që sa të hapësh derën të erdhën parat”, tha Artur Roshi.

Ligji i tatimeve e parashikon që nëse një biznes mbyll aktivitetin edhe të përkohshëm sigurish  ai nuk regjistron në kasën e tij dhe nuk ka aktivitet, domethënë tatimet dhe tatimet i llogariten për aq muaj sa ka punuar në vit kjo logjikë të vazhdojë edhe për situatën”, shprehet deputeti Lita.

Përmes këtij Akti Normativ, qeveria propozon që shlyerja e këtyre detyrimeve për tremujorin e parë dhe të dytë të këtij viti të kryhet deri më 20 tetor, ndërsa për pjesën e mbetur të paguhen nga bizneset brenda datës 20 dhjetor 2020.  Po ashtu edhe sa i takon shtyrjes së pagesës së qirasë për dy muaj për bizneset e vogla të mbyllura me vendim qeverie dhe për ata që kanë humbur punën si pasojë e masave të marra, opozita është shprehur kundër. Sipas tyre duhet të subvencionohet qiraja me 50%.

Propozimi për shlyerjen e pagesës së qirasë dhe pagimi i saj në mënyrë proporcionale në vazhdim nuk është aspak në favor të qiramarrësit i cili nuk di se si do ti shkojë biznesi në muajit e ardhshëm. qeveria duhet të merrte shembullin e Kosovës për një  më ambiciozë për të subvencionuar të gjitha qiratë në masën e 50%”, thotë deputetja e opozitës Suzana Topi.

Aktet e miratuara në komision pritet të kalojnë këtë javë për diskutim dhe miratim në parlament në seancën e 16 prillit.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?