Miratimi i projektit të Portit të Durrësit, deputetja e PD: E turpshme, aferë gjigante korruptive 

25 Nëntor 2022, 13:41| Përditesimi: 25 Nëntor 2022, 13:43

  • Share

1669380169_tase770x408.jpg

Deputetja Eralda Bano ka reaguar për projektin e portit të Durrësit duke thënë se opozita e demaskoi por mazhoranca iu kundërpërgjigj duke votuar kundër cdo amendamenti që kishin paraqitur për buxhetin 2023.

Sipas Banos, deputetët e mazhorancës votuan kundër duke treguar se ndjeshmëria e tyre ndaj fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe nevoja ndryshe.

“Gjatë seancës plenare ditën e djeshme demaskimin që çdo deputet i opozitës bëri kundrejt aferës gjigande të portit të Durrësit, deputetët e mazhorancës u kundërpërgjigjën duke votuar në bllok, si përherë, kundër çdo amendamenti të paraqitur prej deputetëve të opozitës lidhur me buxhetin 2023. Të gjitha propozimet tona ishin legjitime dhe i shërbenin qytetarëve shqiptar.

Në rastin tim konkret paraqita kërkesën për shtimin e numrit të mësuesve ndihmës për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe nevoja ndryshe.

Deputetët e mazhorancës votuan kundër pikërisht këtë, duke treguar se ndjeshmëria e tyre ndaj qytetarëve shqiptar është e papërfillshme. Turp”- shkroi Bano.


Lajmi kryesor:

Miratimi i projektit të Portit të Durrësit në Kuvend, Kryemadhi: Deputetët e verbër votuan një aferë kriminale, si inceneratori (REAGIMET)


G.MO/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?