Rama dhe Meloni

Meloni përshëndet ratifikimin e marrëveshjes për emigrantët: Falenderojmë Ramën e popullin shqiptar për miqësinë e bashkëpunimin

22 Shkurt, 20:23| Përditesimi: 23 Shkurt, 07:36

  • Share

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka përshëndetur ratifikimin e marrëveshjes për emigrantët nga Kuvendi i Shqipërisë. Përmes një mesazhi në rrjete sociale Meloni ka falenderuar kryeministrin Edi Rama, institucionet dhe popullin shqiptar për miqësinë dhe bashkëpunimin.

“Kuvendi i Shqipërisë ratifikoi sot marrëveshjen e bashkëpunimit me Italinë kundër imigracionit të paligjshëm dhe trafikimit të qenieve njerëzore. Falenderojmë kryeministrin Edi Rama, institucionet dhe popullin shqiptar për miqësinë dhe bashkëpunimin”, ka shkruar Meloni.

Ratifikimin në Kuvend i marrëveshjes ka bërë jehonë edhe në mediet italiane të cilat ndër të tjera shkruajnë se tashmë pakti Rama-Meloni nuk ka asnjë pengesë mund të fillojë zbatimi në terren dhe "prej pranverës së 2024 emigrantët që do të shpëtojnë në Mesdhe nga anijet italiane si ato të Guardia di Financa e Marinës do të transferohen në Shqipëri".

Në reagimin e tij Kryeministri Rama tha se Shqipëria po qëndron së bashku me Italinë duke zgjedhur të veprojë si një vend anëtar i BE-së dhe duke rënë dakord të ndajë një barrë që Evropa duhet ta përballojë e bashkuar.

B.K//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?